Miteva: Investime të reja bashkëkohore dhe funksionale në spitalin në Koçan - Gazeta Express
string(74) "miteva-investime-te-reja-bashkekohore-dhe-funksionale-ne-spitalin-ne-kocan"

Maqedoni

Gazeta Express

20/06/2025 15:55

Miteva: Investime të reja bashkëkohore dhe funksionale në spitalin në Koçan

Maqedoni

Gazeta Express

20/06/2025 15:55

Sot dua t’ju informoj për aktivitetet konkrete dhe të dukshme që Qeveria po ndërmerr dhe po zbaton në Koçan me qëllim të përmirësimit të kushteve për kujdesin shëndetësor dhe rritjen e standardeve për kujdesin dhe rehabilitimin e pacientëve.

Aktualisht po bëhet rinovimi i hapësirës së mjekësisë fizikale në spitalin e Koçanit, me një sipërfaqe totale prej 350 metrash katrorë. Afati i përfundimit të punimeve është paraparë për tre deri në katër javët e ardhshme.

Dua t’ju informoj për ecurinë e rinovimit. Punimet kanë filluar me vendosjen e dritareve të reja, një instalimi elektrik krejtësisht të ri dhe një rrjeti të ri ujësjellësi dhe kanalizimi.

Rikonstruktrimi do të vazhdojë me:

Hidroizolimin e objektit, instalimin e një rrjeti vertikal krejtësisht të ri ujësjellësi dhe kanalizimi që lidh repartet e sipërme mbi mjekësinë fizikale – konkretisht kirurgjinë, gjinekologjinë dhe neurologjinë, nivelimin dhe restaurimin e dyshemesë dhe vendosjen e dyerve të reja.

Një gjë veçanërisht e rëndësishme që e vlerësojmë si Qeveri është se pas shumë vitesh po fuqizohet rrjeti i hidranteve, i cili më parë ishte plotësisht jo funksional, dhe është në proces vendosja e sistemit të ri kundër zjarrit, një element i domosdoshëm për sigurinë e pacientëve dhe personelit mjekësor.

Ky nuk është vetëm rikonstruktim – ky është një sinjal i qartë që Koçani po merr kujdesin sistematik.

Gjithashtu, më lejoni të informoj për përmirësimet aktuale në Ponikvë, për të cilat më vonë do të flasë doktoresha Katerina.

Gjithashtu, atje po ndërmerren hapa serioze për përmirësimin e kushteve në vendpushimin që tashmë, duhet të njoftoj, nga nesër do të pranojë edhe pacientët.

Ministria e Sportit ka pajisur plotësisht të dy terrenet për rekreacion.

Janë vendosur rrjete kundër mushkonjave, të cilat janë thelbësore për mbrojtjen e pacientëve në këtë fazë.

Është kryer dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi i plotë, përfshirë edhe pusetat rreth objektit, në bashkëpunim me Qendrën për Shëndet Publik në Koçan.

Ndryshe nga koha kur institucionet liheshin në mëshirë të fatit, pa burime bazë dhe pa vizion, sot ne si Qeveri kemi një qasje sistemike, duke investuar në infrastrukturë, siguri dhe qasshmëri në sistemin e kujdesit shëndetësor.

Koçani është prioriteti ynë dhe do të vazhdojë të jetë i tillë. Qytetarët kanë të drejtë për kushte bashkëkohore, ndërsa institucionet e kanë për detyrim t’i ofrojnë ato. Dhe ajo që shohim sot është një tjetër konfirmim i përkushtimit tonë ndaj Koçanit.