Çfarë po ndodh me policët e Kosovës? Pas Pejës, IPK rekomandon suspendimin edhe 2 të tjerëve në Gjilan - Gazeta Express
string(100) "cfare-po-ndodh-me-policet-e-kosoves-pas-pejes-ipk-rekomandon-suspendimin-edhe-2-te-tjereve-ne-gjilan"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 15:56

Çfarë po ndodh me policët e Kosovës? Pas Pejës, IPK rekomandon suspendimin edhe 2 të tjerëve në Gjilan

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 15:56

Inspektorati Policor i Kosovës përmes një komunikatë për media ka bërë të ditur se Departamenti i Hetimeve të IPK ka pranuar një informatë dhe ankesë përmes Linjës së Kaltër (numri i telefonit pa pagesë 080003333) nga një qytetar në Gjilan për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë, shkruan Express.

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 18 qershor 2025 në orët e mbrëmjes në qendër të Gjilanit pas raportimit të një incidenti paraprak dhe pas shoqërimit në polici të një qytetari i cili pretendon për tejkalim të autorizimeve policore dhe keqtrajtim nga dy zyrtarë policorë.

“Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore përfshirë shikimin e video-incizimeve të kamerave të sigurisë, identifikimin e dëshmitarëve të mundshëm etj”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

IPK thotë se në interes të hetimit, kanë rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë (një rreshteri dhe një zyrtari policor) përderisa hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.

IPK sot gjatë ditës gjithshtu ka rekomanduar edhe suspendimin e një nënkoloneli dhe një kapiteni policor në qytetin e Pejës, për një rast tjetër.

“Hetuesit e IPK menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarre veprime paraprake hetimore në konsultim me Prokurorinë e Shtetit. Pas ndërmarrjes dhe veprime paraprake, dyshohet se dy zyrtarët policorë janë të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.Incidenti fillestar raportohet të ketë ndodhur më 28.05.2025 kur disa zyrtarë policorë në Pejë ishin njoftuar për një aksident trafiku në rrugën “Shpëtim Bojku” dhe gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes kanë shoqëruar në stacion policor edhe një të dyshuar i cili nuk ishte përfshirë fare në aksident por që ka penguar zyrtarët policorë në realizimin e detyrave të tyre”, ka njoftuar IPK për rastin e Pejës,

“Nënkoloneli dhe kapiteni policor dyshohet se kanë ndërhyrë në këtë rast (shoqërimin e të dyshuarit në stacion) duke mos përcjellë rastin për hetim dhe nuk është njoftuar Prokuroria për rast (në kundërshtim me procedurat standarde të veprimit të policisë në raste të tilla), duke i shqiptuar të dyshuarit një tiketë për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka shtuar tutje IPK./Express/