KEK-u provon të mohojë alarmin e KESCO-s për kolaps energjetik, ndërkohë njofton për një mal prishjesh në blloqe - Gazeta Express
string(111) "kek-u-provon-te-mohoje-alarmin-e-kesco-s-per-kolaps-energjetik-nderkohe-njofton-per-nje-mal-prishjesh-ne-blloqe"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 15:32

KEK-u provon të mohojë alarmin e KESCO-s për kolaps energjetik, ndërkohë njofton për një mal prishjesh në blloqe

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 15:32

Korporata Energjetike e Kosovës ka dalë me një sqarim të gjatë, pasi KESCO ka njoftuar se nga nesër dhe ditët në vazhdim do t’i duhet të importojë energjinë elektrike, meqë KEK s’do të prodhojë fare energji elektrike.

Siç pretendon KEK në njoftim, operimi i njësive po vazhdon normalisht dhe s’ka kolaps prodhimi, ndërkohë që në vazhdim të njoftimit tregon për një varg problemesh me të cilat është duke u përballur, duke thënë se Kosova A dhe Kosova B janë të stërvjetëruara dhe se po përballen me probleme teknike të paplanifikuara.

“Njësitë e Termocentralit “Kosova A” dhe “Kosova B” janë të stërvjetruara dhe përballen me defekte teknike të paplanifikuara dhe të vështira për t’u parashikuar me saktësi. Megjithatë, ekipet tona teknike janë në gatishmëri të plotë dhe reagojnë me profesionalizëm dhe përkushtim të menjëhershëm për çdo situatë”, thuhet në njoftimine  KEK-ut.

Derisa njoftonjnë se njësia A3 është kthyer në operim, tregojnë se njëia B1 është jashtë funksioni dhe parashihet të rikthehet brenda 48 orëve, derisa është duke u punuar poashtu për rikthimin e njësive të tjera të termocentralit Kosova A në ditët në vijim.

 “Edhe pse dje nuk është bërë nominimi për furnizim me energji, kjo është pasojë e pasigurisë së lartë teknike dhe kushteve që e bënin rikthimin e njësisë A3 pothuajse të pamundur. Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe të pandërprerë të stafit teknik, kjo njësia është rikthyer sot në operim dhe është në prodhim të rregullt”, sqaron KEK-u.

Ndërsa për njësibë B1 thonë se nuk është nominuar për shkak të vështirësive teknike që lidhen me rritjen e humbjeve të ujit në kaldajë, rrjedhjet e avullit në sistemin e gypave dhe sinjalizimin e një defekti në filtrin elektrik.

“Pavarësisht përpjekjeve maksimale për ta mbajtur në operim, ndalja e saj është planifikuar të ndodhë në orët e para të mëngjesit të 21.06.2025, me qëllim të evitimit të ndonjë avarie më të madhe apo të paparashikueshme që mund të cenonte sigurinë teknike të njësisë dhe sistemit në tërësi”, thuhet në njoftim.

“KEK sh.a. është duke angazhuar të gjitha kapacitetet për sanimin e situatës dhe rikthimin e njësisë B1 në operim brenda afatit të parashikuar prej 48 orësh, në varësi të shkallës së dëmtimeve të gypave që duhet të zëvendësohen në kaldajë”, vazhdon tutje.