Murati për LDK-në: Çfarë katandisje e partisë që udhëhiqej nga Rugova, nga shtetformuese në votë-fotografuese - Gazeta Express
string(107) "murati-per-ldk-ne-cfare-katandisje-e-partise-qe-udhehiqej-nga-rugova-nga-shtetformuese-ne-vote-fotografuese"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 15:17

Murati për LDK-në: Çfarë katandisje e partisë që udhëhiqej nga Rugova, nga shtetformuese në votë-fotografuese

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 15:17

Deputeti i Vetvëendosjes, Hekuran Murati, ka komentuar një deklaratë të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se në rast që Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim për votim të fshehtë – një procedurë që Vetëvendosje po insiston ta përdorë në Kuvend për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare – ata do ta tregojnë “me kamerë votën kundër”.

Duke tentuar të ironizojë, Murati tha se partia që dikur udhëhiqej nga Ibrahim Rugova u kthye nga një parti shtetformuese në parti votë-fotografuese.

“Çfarë katandisje e partisë që dikur udhëhiqej nga Ibrahim Rugova! Nga parti shtet-formuese në parti votë-fotografuese”.