Dr. Azem Rexhaj, drejtori i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, ishte i ftuari i radhës në emisionin “Përtej Kufijve” me Malbora Gurrën.
Në këtë intervistë ekskluzive, ai rrëfeu rrugëtimin e tij profesional dhe sfidat që e kanë shoqëruar deri në drejtimin e një strukture me ndikim të gjerë në diasporën shqiptare.
Unionit që ai drejton i atribuohet një rol i rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ekonomike mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, duke krijuar mundësi konkrete bashkëpunimi për bizneset shqiptare në të dy vendet.
Gjatë bisedës, Dr. Rexhaj ndau edhe një detaj personal që ngjalli interes – pagën e tij të parë, që ka qenë 217 euro. Ky moment solli një reflektim për fillimet dhe rëndësinë e përvojës në ndërtimin e një karriere të qëndrueshme.
Ai foli edhe për rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në nisma profesionale dhe për fuqinë që ka diaspora në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, duke u ndalur tek përpjekjet e Unionit për të afruar më shumë potenciale shqiptare në tregun gjerman.
Intervistën e plotë me Dr. Azem Rexhaj mund ta ndiqni në videon e mëposhtme: