Janë publikuar fotografi të ministrave të jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, BE-së, Francës dhe Gjermanisë në diskutim në Gjenevë përpara takimit të tyre me homologun e tyre iranian.
Evropianët shpresojnë t’i paraqesin sot një propozim diplomatik Iranit për të ndihmuar në zbutjen e konfliktit.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, para takimit ka thënë se Franca dhe aleatët evropianë do t’i paraqesin Iranit një propozim diplomatik për t’i dhënë fund konfliktit me Izraelin.
Sipas Macron, propozimi përbëhet nga katër komponentë kryesorë.
“Irani duhet të tregojë se është i gatshëm të bashkohet me platformën për negociata që po e vendosim në tryezë”, u tha Macroni gazetarëve në Le Bourget.