Kurti pret ambasadorin Malaj, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri - Gazeta Express
string(81) "kurti-pret-ambasadorin-malaj-diskutojne-thellimin-e-bashkepunimit-kosove-shqiperi"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 13:32

Kurti pret ambasadorin Malaj, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 13:32

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit thuhet se ata diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme, duke përfshirë ekonominë, infrastrukturën, sigurinë dhe fusha të tjera në kuadër të të cilave tashmë po zbatohen marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

“Të dy shprehën përkushtimin për të avancuar marrëdhëniet dypalëshe, duke punuar ngushtë për projekte të përbashkëta që do të sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët e të dy vendeve. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e institucioneve të legjislaturës së nëntë”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se kryeministri në detyrë e falënderoi ambasadorin Malaj për angazhimin e tij të vazhdueshëm për shtimin e lidhjeve dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.