Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua sot me ambasadorin e Malit të zi në Kosovë, Bernard Çobaj.
Biseduan për zhvillimet në vend, marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se gjatë takimit u theksua rëndësia e diplomacisë kulturore në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve.
Kurti falënderoi ambasadorin Çobaj për përkushtimin dhe angazhimin e tij në forcimin e raporteve dypalëshe dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Malit të Zi ndaj Kosovës.