Shtyhet vendimi për Ilir Metën, SPAK zbulon episod të ri korrupsioni - Gazeta Express
string(67) "shtyhet-vendimi-per-ilir-meten-spak-zbulon-episod-te-ri-korrupsioni"

Shqiperi

Gazeta Express

20/06/2025 12:50

Shtyhet vendimi për Ilir Metën, SPAK zbulon episod të ri korrupsioni

Shqiperi

Gazeta Express

20/06/2025 12:50

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shtyrë për në 26 qershor shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës për zbutje të masës së sigurisë. Ish-presidenti nuk ishte i pranishëm në sallë dhe u përfaqësua nga avokati Kujtim Cakrani.

Ndërkohë, burime nga hetimi i SPAK bëjnë me dije se është zbuluar një episod i ri i dyshuar korrupsioni, që përfshin sërish çiftin Meta-Kryemadhi. Bëhet fjalë për një tjetër kartë bankare, e vënë në dispozicion nga biznesmeni Adrian Shatku, e cila dyshohet se është përdorur për shpenzime personale nga ana e Metës dhe Kryemadhit.

Meta dhe Kryemadhi janë nën hetim për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.