Drejtoria rajonale e policisë në Pejë ka shpallur në kërkim 20-vjeçarin Elton Gjevukaj, nga fshati Bllagajë.
Konform ligjit, policia ka publikuar fotografinë dhe përshkrimin e të dyshuarit, duke kërkuar nga qytetarët ndihmë për lokalizimin e tij.
I pandehuri është i kërkuar për veprat penale: “Dhunë nё familje”, “Mbajtje nё pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar tё armëve, “Përdorim i armës apo mjetit tё rrezikshëm”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor” thuhet në njoftimin e policisë.