Zgjedhjet e parakohshme parlamentare po vazhdojnë të jenë temë diskutimi në skenën politike dhe analitike. Në LDK shprehën të gatshëm për zgjedhje të parakohshme ndonëse jo zgjidhja më e duhur.
Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj tha për RTV21 se në rast se shkohet në zgjedhje të parakohshme LDK-ja do të shënoj rezultat edhe më të mirë se sa në zgjedhjet e 9 shkurtit
“Po shihet qartazi se kemi rritje të vazhdueshme, disponimi rreth LDK-së është pozitiv në vazhdimësi jemi duke u rritur këtë tregojnë krejt sondazhet qe ne marrim. Pra trendi ynë i rritjes është pozitiv dhe jemi shumë të lumtur me këtë gjë. Pavarësisht se jemi kundër zgjedhjeve të shpejta se konsiderojmë se janë të dëmshme për vendin, ekonominë dhe zgjedhjet i kemi tre muaj përpara ne gjithmonë jemi të gatshëm për zgjedhje. Në fakt ne jemi edhe duke iu përgatitë për zgjedhje lokale të tetorit por jemi të gatshëm gjithmonë edhe për zgjedhjet e përgjithshme të vendit por konsiderojmë se modeli që ne e kemi propozuar e që është qeveria gjithëpërfshirëse e unitetit deri në zgjedhjet e vitit 2026 në pranverë kur vije edhe koha e zgjedhjes së presidentit është alternativa më e mirë për momentin’, tha Zogaj
Së fundmi në media u publikua edhe një sondazh i cili tregon rezultatin e partive politike nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë muaj.
Sipas sondazhit, LDK-ja do t’i merrte 16.8% të votave, më pak sesa në zgjedhjet e 9 shkurtit. Por sipas deputeti të LDK-së Alban Zogaj ky rezultat nuk është real.
“E pamë sondazhin nuk do ta kisha komentuar shumë aty nuk janë të përfshira as votat e diasporës as disponimi në përgjithësi andaj me gjasë kanë dalë ato rezultate që nuk duket se janë shumë reale. Në do kemi rezultat me të mirë sesa që kemi pas në shkurtin e këtij viti”, tha Zogaj.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit LDK-ja doli e treta më 18,27% të votave.