Gjykata vendos pro Trumpit për Gardën në Kaliforni, Newsom: Presidenti s’është mbret - Gazeta Express
string(81) "gjykata-vendos-pro-trumpit-per-garden-ne-kaliforni-newsom-presidenti-seshte-mbret"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 11:48

Gjykata vendos pro Trumpit për Gardën në Kaliforni, Newsom: Presidenti s’është mbret

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 11:48

Ndërkohë që guvernatori demokrat i Kalifornisë, Gavin Newsom, vazhdon betejën ligjore kundër vendimit të presidentit Donald Trump për të përdorur ushtrinë për shtypje të protestave në Los Anxhelos, një gjykatë apeli në SHBA ka vendosur që Trump të ruajë përkohësisht kontrollin mbi Gardën, raporton Reuters, transmeton Express.

Kujtojmë se, vendimi i Trump për të dërguar trupat në Los Anxhelos kishte ndezur një debat kombëtar mbi përdorimin e ushtrisë në tokën amerikane dhe kishte shtuar tensionet politike në qytetin e dytë më të populluar të vendit.

Megjithatë, të enjten, një panel prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit në San Francisko ka zgjatur pezullimin e vendimit të një gjykatësi, i cili e kishte shpallur të paligjshëm përdorimin e trupave nga Trump.

Paneli ka argumentuar se Trump “me shumë gjasë” kishte vepruar brenda kompetencave të tij, dhe se administrata e tij ka të ngjarë të ketë përmbushur kërkesën për koordinim me guvernatorin Newsom. Edhe nëse nuk e ka bërë, gjyqtarët kanë shtuar guvernatori nuk ka autoritet ta bllokojë urdhrin presidencial.

Pas këtij vendimi, Newsom ka reaguar në platformën X, duke thënë se “presidenti nuk është mbret”.

“Presidenti nuk është mbret dhe nuk është mbi ligjin. Do të vazhdojmë sfidën tonë ndaj përdorimit autoritar të ushtarëve amerikanë kundër qytetarëve tanë.”

Nga ana tjetër, Trump e ka përshëndetur vendimin duke thënë se: “Kjo është një fitore e madhe për vendin tonë dhe do të vazhdojmë të mbrojmë qytetarët që respektojnë ligjin.”