Grupi i njohur i hakerëve “Homeland Justice” thotë se ka kryer një sulm kibernetik ndaj faqes zyrtare të Bashkisë së Tiranës. Përmes një postimi në kanalin e tyre në Telegram, grupi deklaron se ka hakuar faqen dhe ka nxjerrë të dhëna të ndjeshme. Madje pretendon se ka fshirë të gjithë serverët e institucionit.
“Kemi hakuar faqen e Bashkisë së Tiranës. Të gjitha këto aktivitete janë kryer nga kjo bashki, dhe sot ata po ndëshkohen për veprimet e tyre”, thuhet në mesazhin e publikuar nga “Homeland Justice”.