Tensionet vazhdojnë: Izraeli godet objektiva ushtarake dhe një qendër bërthamore në Iran - Gazeta Express
string(87) "tensionet-vazhdojne-izraeli-godet-objektiva-ushtarake-dhe-nje-qender-berthamore-ne-iran"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 10:44

Tensionet vazhdojnë: Izraeli godet objektiva ushtarake dhe një qendër bërthamore në Iran

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 10:44

Ushtria izraelite ka deklaruar të premten se gjatë natës ka kryer sulme ndaj dhjetëra objektivave ushtarake në territorin iranian, përfshirë edhe Organizatën për Inovacion dhe Kërkime Mbrojtëse, që sipas saj është e përfshirë në zhvillimin e armëve bërthamore nga ana e Iranit.

Sipas mediave iraniane, një fabrikë industriale në veri të vendit është dëmtuar nga një sulm, pak orë pasi Izraeli kishte lëshuar paralajmërim që banorët të largoheshin nga zonat përreth.

Ndërsa, raportimet e mëparshme mediatike thonë se objekti ndodhej në zonën industriale Sefidrud dhe merrej me prodhimin e fibrave të karbonit – material që mund të përdoret për ndërtimin e sistemeve të armëve, përfshirë trupat e raketave.