Naim Murseli ekzaminohet në Neurologji, e kthejnë përsëri në Psikiatri ku është shtruar qe një javë - Gazeta Express
string(98) "naim-murseli-ekzaminohet-ne-neurologji-e-kthejne-perseri-ne-psikiatri-ku-eshte-shtruar-qe-nje-jave"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 10:12

Naim Murseli ekzaminohet në Neurologji, e kthejnë përsëri në Psikiatri ku është shtruar qe një javë

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 10:12

Naim Murseli i akuzuari për vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj ka përfunduar ekzaminimin në QKUK.

Nën përcjelljen e Policisë ai është dërguar në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, e prej aty, më pas ai është kthyer në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

Murseli është shtruar në Klinikën e Psikiatrisë tash prej shtatë ditësh, ka thënë drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri.

Ai ka thënë se Murseli do të qëndrojë në institut deri sa të bëhet ekzaminimi i plotë i tij, dhe deri kur mjekët e vlerësojnë se është i mjaftueshëm qëndrimi i tij aty, raporton Koha.

Në seancën gjyqësore të mbajtur më 4 qershor në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ishte aprovuar kërkesa e mbrojtjes që Naim Murselit t’i bëhej ekzaminim psikiatrik.

Lidhur me këtë rast të akuzuar janë pos Naim Murselit edhe Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.