Messi pas fitores ndaj Portos: Na mbeti një shije e hidhur nga ndeshja e parë, por sot treguam forcën tonë - Gazeta Express
string(104) "messi-pas-fitores-ndaj-portos-na-mbeti-nje-shije-e-hidhur-nga-ndeshja-e-pare-por-sot-treguam-forcen-tone"

Futboll

Gazeta Express

20/06/2025 9:21

Messi pas fitores ndaj Portos: Na mbeti një shije e hidhur nga ndeshja e parë, por sot treguam forcën tonë

Futboll

Gazeta Express

20/06/2025 9:21

Pas fitores të rëndësishme të Inter Miami-t 2:1 ndaj Portos në Kupën e Botës për Klube, Lionel Messi komentoi për paraqitjen dhe reagimin e skuadrës.

Me golin e tij nga goditja e lirë, që vendosi rezultatin final, kapiteni argjentinas u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes, duke treguar përsëri klasën në momentet kyçe.

Në deklaratën pas ndeshjes, Messi tha se ekipi dha një përpjekje të madhe:
“I gjithë ekipi bëri një përpjekje të madhe. Jo vetëm që u mbrojtëm mirë, por edhe e trajtuam shumë mirë topin.”

Ai theksoi rëndësinë e kësaj fitoreje pas zhgënjimit të ndeshjes së parë:
“Na mbeti një shije e hidhur pas ndeshjes së parë. Është një fitore shumë e rëndësishme dhe duhet ta shijojmë.”

Goli i shënuar ishte një moment klasik i Messi-t, që solli një fitore të çmuar për ekipin amerikan.