Khamenei: “Izraeli po ndëshkohet tani” – Irani sugjeron sulme të reja, rriten tensionet në Lindjen e Mesme - Gazeta Express
string(100) "khamenei-izraeli-po-ndeshkohet-tani-irani-sugjeron-sulme-te-reja-rriten-tensionet-ne-lindjen-e-mesme"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 8:38

Khamenei: “Izraeli po ndëshkohet tani” – Irani sugjeron sulme të reja, rriten tensionet në Lindjen e Mesme

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 8:38

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha se Izraeli “sapo është ndëshkuar”, në një mesazh të postuar në mediat sociale orë më parë.

Njoftimi, i cili sugjeron se Irani ka nisur sulme të reja ndaj Izraelit, ka rritur më tej tensionet midis dy vendeve. “Po ndëshkohet pikërisht tani”, ka shkruar ai.

Ndwrkohw mwngjesin e sotwm Irani raportohet se ka sulmuar zyrat e kompanisë Microsoft në qytetin Be’er Sheva në jug të Izraelit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesa banimi në zonë.

Ekipet e zjarrfikësve dhe ndihmës së shpejtë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të ndihmuar të plagosurit. Sipas shërbimeve izraelite të emergjencës, pesë persona janë lënduar dhe janë transportuar në spital për trajtim mjekësor, raporton Gazeta Express.

Dyshohet se sulmi ka qenë pjesë e një tjetër përpjekjeje nga ana e Iranit për të goditur parkun teknologjik Gav-Yam, një qendër e avancuar teknologjike ku ndodhen zyra të disa kompanive të mëdha ndërkombëtare. Zyrtarë iranianë kishin deklaruar një ditë më parë se ky park ishte objektivi i tyre, por raketat kishin goditur spitalin Soroka që ndodhet afër.

Autoritetet izraelite po hetojnë ngjarjen dhe janë në gjendje gatishmërie për të parandaluar sulme të tjera të mundshme.