Përfshirja e ShBA-së në sulmet izraelite do ta shkaktonte ferrin, thotë një zyrtar iranian - Gazeta Express
string(89) "perfshirja-e-shba-se-ne-sulmet-izraelite-do-ta-shkaktonte-ferrin-thote-nje-zyrtar-iranian"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 8:09

Përfshirja e ShBA-së në sulmet izraelite do ta shkaktonte ferrin, thotë një zyrtar iranian

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 8:09

Bashkimi i Shteteve të Bashkuara në sulmet izraelite kundër Iranit do të shkaktonte “ferr për tërë rajonin”, i tha televizionit BBC zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Saeed Khatibzadeh.

Sipas tij, kjo “nuk është lufta e Amerikës” dhe nëse presidenti amerikan, Donald Trump, përfshihet në konflikt, ai gjithmonë do të mbahet në mend si “një president që hyri në një luftë ku nuk përkiste”.

Khatibzadeh tha se përfshirja e Shteteve të Bashkuara do ta shndërronte konfliktin në një “kënetë”, agresion të vazhdueshëm dhe zgjatje të përfundimit deri te “mizoritë brutale”.

Duke folur me televizionin britanik, zëvendësministri iranian tha se “natyrisht që diplomacia është opsioni i parë”, por se përderisa bombardimet vazhdojnë, “ne nuk mund të fillojmë kurrfarë negociatash”.

Ai në mënyrë të vazhdueshme i quajti sulmet e Iranit ndaj Izraelit “vetëmbrojtje sipas Nenit 51 të Kartës së OKB-së” dhe tha se “ne ishim në mes të diplomacisë”, kur Izraeli i nisi sulmet ndaj qendrave iraniane më 13 qershor, duke vrarë gjeneralë të lartë ushtarakë e shkencëtarë bërthamorë.

Sipas zyrtarit iranian, ky konflikt është “i paprovokuar” dhe “i panevojshëm”.