Macut falënderon Egjiptin për qëndrimin ndaj Kosovës, por Kajro njohu pavarësinë më 2013 - Gazeta Express
string(87) "macut-falenderon-egjiptin-per-qendrimin-ndaj-kosoves-por-kajro-njohu-pavaresine-me-2013"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 7:10

Macut falënderon Egjiptin për qëndrimin ndaj Kosovës, por Kajro njohu pavarësinë më 2013

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 7:10

Kryeministri i Serbisë duket se nuk është përditësuar me të dhënat mbi raportet diplomatike të Kosovës me shtete nëpër botë.

Kjo pasi gjatë një takimi që Gjuro Macut zhvilloi me presidentin e Senatit të Egjiptit, Abdel-Wahab Abdel-Razeq, e falënderoi këtë të fundit për “qëndrimin e këtij vendi për çështjen e Kosovës”, raporton Klankosova.

Kështu thuhet në komunikatën që kryeministria serbe e ka lëshuar për media pas këtij takimi të zhvilluar në Kajro.

“Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij ndaj Presidentit të Senatit të Egjiptit për qëndrimin e këtij vendi në lidhje me Kosovën”, thuhet në komunikatë, “dhe ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë”, duke theksuar se Serbia “e respekton thellësisht këtë”.

Por, Republika Arabe e Egjiptit e ka njohur shtetin e Kosovës tash e gati 12 vjet.

Më 26 qershor të vitit 2013, ministri i atëhershëm i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj e pati ndarë këtë lajm në Twiter.

Ai thoshte se “njohja nga kjo republikë arabe i është kumtuar atij nga ndihmësi i presidentit të Egjiptit Mohamed Morsi”.

“Lajmi për njohjen zyrtare të Kosovës nga Egjipti, sapo është konfirmuar nga Dr. Essam al-Haddad, asistenti i presidentit të Egjiptit”, thoshte Hoxhaj asokohe.