Ushtarët italianë patrullojnë në Dragash - Gazeta Express
string(40) "ushtaret-italiane-patrullojne-ne-dragash"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 6:58

Ushtarët italianë patrullojnë në Dragash

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 6:58

Ushtarët italianë të KFOR-it kanë kryer patrulla dje në komunën e Dragashit.

Sipas një njoftimi nga ana e KFOR-it, patrulla të tilla kontribuojnë në sigurinë për të gjitha etnitë në Kosovë.

“Patrulla të tilla kontribuojnë në sigurinë për të gjitha etnitë në Zonën e Përgjegjësisë RC-W dhe pasqyrojnë përpjekjet e KFOR-it drejt një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim.