Deputeti i PDK-së: Fyerjet e Kurtit janë të qëllimshme, synojnë përplasje me opozitën - Gazeta Express
string(83) "deputeti-i-pdk-se-fyerjet-e-kurtit-jane-te-qellimshme-synojne-perplasje-me-opoziten"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 6:56

Deputeti i PDK-së: Fyerjet e Kurtit janë të qëllimshme, synojnë përplasje me opozitën

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 6:56

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili e quajti opozitën “nomadë”. Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Berisha tha se kjo nuk është hera e parë që Kurti përdor një gjuhë të tillë, duke e cilësuar si pjesë të një strategjie të qëllimshme për përçarje politike.

“Nuk është hera e parë që ai bën fyerje të tilla dhe flet në këtë gjuhë. Kjo është pjesë e strategjisë së tij, nuk është e rastësishme. Ai ka kriza sociopatike në kokë, dhe kjo lidhet me karakterin e tij. Është e qëllimshme që të krijojë përplasje dhe të pamundësojë bashkëpunimin apo tejkalimin e krizës”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se me këtë deklaratë, Kurti ka synuar të godasë partitë opozitare dhe të shmangë çdo mundësi bashkëpunimi institucional.