Inter Miami fiton me përmbysje ndaj Portos, Messi më meritori - Gazeta Express
string(60) "inter-miami-fiton-me-permbysje-ndaj-portos-messi-me-meritori"

Futboll

Gazeta Express

19/06/2025 23:03

Inter Miami fiton me përmbysje ndaj Portos, Messi më meritori

Futboll

Gazeta Express

19/06/2025 23:03

Inter Miami e ka shënuar fitoren e parë në Kupën e Botës për Klube.

Pasi barazuan me Al Ahly në ndeshjen e parë, ekipi amerikan triumfoi 2:1 me përmbysje ndaj Portos.

E ishte pikërisht Messi që ishte më meritori për këtë fitore, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht, ishte Porto që kaloi në epërsi me një gol nga penalltia në minutën e tetë të ndeshjes.

Gjatë pjesës së parë, Messi bëri disa pasime të mira, duke i lënë disa herë bashkëlojtarët vetëm me portierin, por pa fryte.

E fillimi i pjesës së parë ishte i fuqishëm nga Inter Miami.

Segovia fillimisht shënoi gol, pas asistit nga Ëeigandt për të barazuar shifrat në minutën e 47-të.

Shtatë minuta më pas, Leo Messi shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë për 2:1, çka doli të ishte epilogu i këtij takimi.

Me këtë fitore, Inter Miami shkon në katër pikë në vendin e dytë, aq sa ka edhe Palmeiras në vendin e parë.

Porto mbetet në vendin e tretë me 1 pikë, njëjtë sikurse Al Ahly.

Lionel Messi u shpall lojtari i ndeshjes në këtë përballje.