Kraki: S’ka asgjë fyese në deklaratën e Kurtit për opozitën - Gazeta Express
string(57) "kraki-ska-asgje-fyese-ne-deklaraten-e-kurtit-per-opoziten"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 22:35

Kraki: S’ka asgjë fyese në deklaratën e Kurtit për opozitën

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 22:35

Deklarata e deputetit të Guxo-s, Nezir Kraki, në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1, vjen si reagim ndaj komenteve të kryeministrit Albin Kurti, i cili e përshkroi opozitën si “nomadikë”.

Kraki u shpreh se nuk e konsideron këtë term si fyes, duke theksuar se detyra e deputetëve është të punojnë për formimin e Kuvendit.

“Unë nuk po shohë asgjë ofendues këtu sepse ne si deputet jemi punëtorë edhe e kemi për detyrë që të bëjmë këtë Kuvend, për atë jemi votu që me qenë aty.”, deklaroi ai.

Kraki shtoi se përdorimi i fjalës “nomadë” nga kryeministri Kurti ishte thjesht një mënyrë për të përshkruar veprimet e opozitës, dhe jo një sulm personal apo fyes.

Tutje ai tha se ky reagim vjen në një moment tensionesh të shtuara politike në Kuvendin e Kosovës, ku shpesh herë gjuha politike ka shkaktuar debat për tonin dhe përmbajtjen e saj.