Bayern Munich synon yllin e Liverpoolit pasi u refuzua nga Nico Williams - Gazeta Express
string(72) "bayern-munich-synon-yllin-e-liverpoolit-pasi-u-refuzua-nga-nico-williams"

Futboll

Gazeta Express

19/06/2025 17:18

Bayern Munich synon yllin e Liverpoolit pasi u refuzua nga Nico Williams

Futboll

Gazeta Express

19/06/2025 17:18

Gjiganti gjerman Bayern Munich ka zhvendosur fokusin drejt një anësori të Premier League, pasi është refuzuar përfundimisht nga talenti spanjoll Nico Williams.

Bayern Munich kishte në shënjestër 22-vjeçarin e Athletic Bilbao-s, por pas disa ofertave, Williams i ka refuzuar ata për herë të fundit.

Pas largimit të Leroy Sané drejt Galatasarayt, Bayern ka mbetur vetëm me dy anësorë natyralë në skuadër: Serge Gnabry dhe Kingsley Coman.

Sipas Sky Germany, Bayerni tashmë ka drejtuar vëmendjen kah Cody Gakpo, anësor i Liverpoolit, për të forcuar repartin ofensiv. Gakpo i bashkohet listës së objektivave të Bayernit, ku tashmë raportohen edhe emrat si Kaoru Mitoma (Brighton), Bradley Barcola (PSG) dhe Rafael Leao (Milan).

Nuk është hera e parë që Bayern e ka shfaqur interesimin për Gakpo, pasi sipas raportimeve, klubi bavarez e kishte në listë që në vitin 2021.