Publikohet “Identiteti Kombëtar dhe Praktikat Feministe: Perspektiva nga Kosova dhe Turqia” - Gazeta Express
string(88) "publikohet-identiteti-kombetar-dhe-praktikat-feministe-perspektiva-nga-kosova-dhe-turqia"

Arte

Gazeta Express

19/06/2025 16:14

Publikohet “Identiteti Kombëtar dhe Praktikat Feministe: Perspektiva nga Kosova dhe Turqia”

Arte

Gazeta Express

19/06/2025 16:14

Galeria Kombëtare e Kosovës ka publikuar “Identiteti Kombëtar dhe Praktikat Feministe: Perspektiva nga Kosova dhe Turqia”, redaktuar nga Merve Elveren dhe Erëmirë Krasniqi dhe botuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës.

“Identiteti Kombëtar dhe Praktikat Feministe: Perspektiva nga Kosova dhe Turqia” përqendrohet rreth punëve të përzgjedhura nga katër artiste gra. Fitore Isufi-Koja dhe Nurhan Qehaja nga Kosova dhe Esra Ersen dhe Hale Tenger nga Turqia. Puna “Flamuri” (2005) nga Qehaja dhe “Japonia” (2006) nga Isufi, duke rimarrë korporalen, negociojnë politikën e trupit dhe identitetin kombëtar. “Unë Njoh Njerëz të Tillë II” (1992) nga Tenger dhe “Në Paraburgim” (1995) dhe trilogjia “Një Histori e Mundshme” (2013-2023) nga Ersen — si metaforikisht ashtu edhe simbolikisht — vënë në pyetje pasojat e diskursit të vazhdueshëm nacionalist që kishte qenë në ballë të propagandës dhe shkrimit zyrtar të historisë në Turqi. Në punën e Qehajës dhe Isufit trupi bëhet një hapësirë për të kundërshtuar esencializmat dhe përfytyrimet kombëtare dhe transnacionale, ndërsa në punën e Tenger dhe Ersen, humbja e kujtesës kolektive ndërton boshtin qendror. Tekstet e komisionuara nga Sezgin Boynik, Lara Fresko-Madra, Vjosa Musliu dhe Onur Yıldız zgjerojnë më tej referencat mbi kontekstet shoqërore dhe politike të Turqisë të viteve 1990 dhe Kosovës në fillimin e viteve 2000, dhe për më tepër eksplorojnë marrëdhënien komplekse ndërmjet strukturës së shtetit-komb dhe hierarkive gjinore.

—Merve Elveren dhe Erëmirë Krasniqi.

Kopjen mund ta gjeni online në Galerinë Kombëtare të Kosovës.