Raport i Auditorëve për AAK’në – Mbi 50 mijë euro më shumë shpenzime se të hyra - Gazeta Express
string(76) "raport-i-auditoreve-per-aakne-mbi-50-mije-euro-me-shume-shpenzime-se-te-hyra"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 15:57

Raport i Auditorëve për AAK’në – Mbi 50 mijë euro më shumë shpenzime se të hyra

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 15:57

314,390.00, është njoftuar të kenë qenë të hyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në raportin e publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për raportet vjetore financiare të partive politike për vitin 2024.

Në raportin e publikuar nga KQZ njoftohet edhe se shpenzimet e kësaj partie gjatë vitit të kaluar kanë kapur shifrën e 365,128.63, duke pasur kështu 50,738.63 deficit.

Po ashtu, nga raporti bëhet e ditur edhe se shpenzimet e AAK-së janë ndarë kryesisht në paga dhe kompensimet si shpenzimet për transport, ato për reklamat, reprezentacioni dhe konferencat; shpenzimet e fushatës; Blerja e mallrave, si dhe shpenzimet e përgjithshme dhe ato të ndryshme.