Raporti financiar i publikuar nga KQZ – Të dhënat për të hyrat e shpenzimet PDK'së - Gazeta Express
string(79) "raporti-financiar-i-publikuar-nga-kqz-te-dhenat-per-te-hyrat-e-shpenzimet-pdkse"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 15:34

Raporti financiar i publikuar nga KQZ – Të dhënat për të hyrat e shpenzimet PDK’së

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 15:34

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është njoftuar se janë publikuar raportet vjetore financiare të partive politike për vitin 2024, raporte të cilat janë audituar nga auditorë që janë përzgjedhur nëpërmjet një konkursi të hapur publik nga Zyra për Registrim, Certitifkim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike.

Në këtë raport jepen të dhëna edhe për Partinë Demokratike të Kosovës.

Aty, ndër tjerash thuhet edhe se të hyrat e PDK-së për vitin e kaluar kanë qenë 1,016,978.82. Kurse shpenzimet e kësaj partie për të njëjtin vit kanë qenë 941,266.12.

Po ashtu, në raport tregohet edhe se shpenzimet e PDK-së janë ndarë në paga dhe në kompensime, shifër e cila në total shkon në 598,693.82.

Për transport PDK ka shpenzuar 27,190.82, ndërsa për reklamat, reprezentacioni dhe konferencat, kjo parti ka shpenzuar 109,086.01.