Cikalleshi e mbylli eksperiencën turke, po e mendon pensionimin - Gazeta Express
string(62) "cikalleshi-e-mbylli-eksperiencen-turke-po-e-mendon-pensionimin"

Futboll

Gazeta Express

19/06/2025 15:41

Cikalleshi e mbylli eksperiencën turke, po e mendon pensionimin

Futboll

Gazeta Express

19/06/2025 15:41

Sokol Cikalleshi, një prej emrave më të spikatur të sulmit kuqezi në dekadën e fundit, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si futbollist profesionist.

Lajmi është mësuar nga burime të “Panorama Sport”, që raportojnë se ky është vendimi aktual i sulmuesit kavajas, edhe pse një komunikim zyrtar ende nuk është bërë nga vetë lojtari.

Cikalleshi e mbylli sezonin e fundit në Turqi, ku aktivizohej me skuadrën e Adanasporit, pjesë e ligës së dytë turke.

Megjithatë, përfundimi i aventurës nuk ishte ai që do të kishte dëshiruar sulmuesi: skuadra nuk arriti të siguronte mbijetesën në kategori dhe për pasojë edhe kontrata afatshkurtër e Cikalleshit, që ishte vetëm për 6 muaj, nuk u rinovua.

Klubi turk kishte parashikuar mundësinë e zgjatjes së bashkëpunimit vetëm në rast të shpëtimit nga rënia, por kjo nuk ndodhi.

Pas shumë vitesh karrierë mes Shqipërisë, Kroacisë, Turqisë dhe Arabisë Saudite, ku ka qenë pjesë e disa klubeve me peshë dhe ka qenë një emër i qëndrueshëm në listën e trajnerëve të Kombëtares, 34-vjeçari ka vendosur të mbyllë një kapitull të rëndësishëm të jetës së tij.

Me 60 ndeshje dhe 13 gola të shënuar me fanellën kuqezi, Cikalleshi do të mbahet mend si një prej sulmuesve më të rëndësishëm të brezit të tij.