“Trump e njeh lojën, do të bëjë atë që është më e mira për Amerikën,” thotë Netanyahu - Gazeta Express
string(81) "trump-e-njeh-lojen-do-te-beje-ate-qe-eshte-me-e-mira-per-ameriken-thote-netanyahu"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 15:21

“Trump e njeh lojën, do të bëjë atë që është më e mira për Amerikën,” thotë Netanyahu

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 15:21

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se përfshirja e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër Iranit është një vendim që i takon presidentit Donald Trump, raporton The Times of Israel, transmeton Express.

“Do të bëjë atë që është mirë për Amerikën, dhe unë do të bëj atë që është mirë për Izraelin,” është shprehur Netanyahu, duke shtuar se “presidenti amerikan e njeh lojën.”

Tutje, bëhet e ditur se Netanyahu ka theksuar gjithashtu se Izraeli është në gjendje të përmbushë të gjithë misionin pa ndihmën e jashtme, nëse është e nevojshme.

“Në fund të këtij operacioni, nuk do të ketë më kërcënim bërthamor ndaj Izraelit, dhe as kërcënim balistik,” ka thënë ai.

Kryeministri izraelit poashtu shprehu vlerësim për presidentin amerikan, duke theksuar “vendosmërinë, qartësinë dhe angazhimin e tij kur thotë se Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore – dhe që kjo të ndodhë, Irani nuk duhet të pasurojë uranium.”

“Është kaq e thjeshtë. Ai u dha atyre mundësinë ta arrijnë përmes negociatave. Ata e tërhoqën zvarrë. Por ti nuk e tërheq zvarrë Donald Trumpin. Ai është i përkushtuar që Irani të mos ketë një armë bërthamore – dhe nuk do ta ketë,” ka thënë Netanyahu.

Këto deklarata u bënë pas vizitës së liderit izraelit në spitalin Soroka të goditur nga Irani, dhe në një kohë gjithnjë e më të tensionuar mes vendeve.