“Chatroom” premierë në Teatrin e Gjilanit - Gazeta Express
string(39) "chatroom-premiere-ne-teatrin-e-gjilanit"

Arte

Gazeta Express

19/06/2025 15:23

“Chatroom” premierë në Teatrin e Gjilanit

Arte

Gazeta Express

19/06/2025 15:23

Shfaqja “Chatroom” nga Enda Walsh me regji të Erson Zymberi luhet premierë në Teatrin e Gjilanit më 21 dhe 22 qershor, nga ora 20:00.

Në një dhomë të errët virtuale — ku askush nuk e njeh askënd — pesë të rinj takohen. Fjalët rrjedhin… fillimisht si lojë, por pas ekraneve fshihen plagë e pas buzëqeshjeve — ankth dhe dhunë e fshehur.

“Chatroom” është një rrëfim i mprehtë për fuqinë që mund të kenë fjalët në botën digjitale.

Një botë ku çdo fjali mund të shpojë si thikë, çdo “emoji” mund të fshehë trishtimin, dhe çdo “like” — të thellojë vetminë.

Mes ironisë, manipulimit dhe etjes për një kauzë, një djalosh i brishtë shtyhet drejt buzës së humnerës. Një çast është i mjaftueshëm që fjala virtuale të bëhet akt fatal.

Një shfaqje për të rinjtë e kohës sonë, për shoqërinë që klikon më shpejt sesa ndjen, për gjuhën që mund të vrasë më thellë se heshtja. Luajnë: Elton Tahiri, Andi Bajgora, Fiona Abdullahu, Rinesa Behluli dhe Drin Berisha.