Rusia paralajmëron: Një sulm ndaj Bushehrit të Iranit mund të sjellë një tjetër Çernobil - Gazeta Express
string(87) "rusia-paralajmeron-nje-sulm-ndaj-bushehrit-te-iranit-mund-te-sjelle-nje-tjeter-cernobil"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 14:53

Rusia paralajmëron: Një sulm ndaj Bushehrit të Iranit mund të sjellë një tjetër Çernobil

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 14:53

Kreu i korporatës shtetërore të energjisë bërthamore në Rusi ka paralajmëruar se një sulm ndaj centralit bërthamor iranian në Bushehr mund të shkaktojë një katastrofë të ngjashme me atë të Çernobilit, raporton Reuters, transmeton Express.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës, një zëdhënës i ushtrisë izraelite deklaroi se Izraeli kishte goditur centralin Bushehr, megjithatë, më vonë një tjetër zëdhënës tha se ishte gabim të thuhej një gjë e tillë. Ai shtoi se nuk mund as ta pohonte apo mohonte goditjen e objektit.

Bushehri është centrali i vetëm bërthamor funksional i Iranit dhe është ndërtuar nga Rusia. Ndërsa, kreu i Rosatom-it, Alexei Likhachev, është shprehur se situata rreth këtij centrali përmban rreziqe të mëdha.

“Nëse goditet njësia e parë energjetike që është në punë, do të kemi një katastrofë të krahasueshme me Çernobilin,” raportohet të ketë thënë ai për agjencinë shtetëore ruse, RIA.

Likhachev i është referuar fatkeqësisë më të madhe bërthamore në botë në vitin 1986, kur një reaktor shpërtheu në Çernobil të Ukrainës sovjetike dhe sipas agjencive të OKB-së rreth 4,000 persona kanë humbur jetën nga ekspozimi ndaj rrezatimit si pasojë e katastrofës.

Rikujtojmë edhe se, presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Izraeli i kishte premtuar Rusisë se punonjësit rusë – të cilët janë duke ndërtuar objekte të tjera bërthamore në Bushehr – do të ishin të sigurt.

“Një sulm ndaj Bushehrit do të ishte përtej… së keqes,” ka shtuar Likhachev.