Filharmonia e Kosovës, në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës dhe Operën e Kosovës, sjell veprën Carmina Burana të Carl Orff. Kantata skenike do të shfaqet më 20 dhe 21 qershor 2025, në ora 20:30, në AMC Hall.
Carmina Burana u shkrua nga kompozitori gjerman Carl Orff (1895–1982). Orff ishte njëkohësisht kompozitor dhe edukator. Edhe pse është më i njohur për Carmina Burana, ai gjithashtu krijoi Schulwerk, një qasje zhvillimore për edukimin muzikor të fëmijëve. Orff e kompozoi Carmina Burana gjatë viteve 1935 dhe 1936. Vepra pati premierën më 8 qershor 1937, në Operën e Frankfurtit. Ajo është pjesë e Trionfi, një triptik muzikor që përfshin gjithashtu Catulli Carmina dhe Trionfo di Afrodite. Carmina Burana është e ndarë në pesë seksione dhe përmban gjithsej 25 lëvizje (pjesë muzikore) në këto pesë seksione. Seksioni i parë i veprës titullohet “Fortuna Imperatrix Mundi” që nisë me pjesën shumë të njohur “O Fortuna”.