Aksident fatal në Francë, raportohet për vdekjen e një kosovari - Gazeta Express
string(62) "aksident-fatal-ne-france-raportohet-per-vdekjen-e-nje-kosovari"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 14:23

Aksident fatal në Francë, raportohet për vdekjen e një kosovari

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 14:23

Një aksident me fatalitet raportohet se ka ndodhur në Francë. Si pasojë raportohet se  mërgimtari V.B nga fshati Duboc i komunës së Vushtrrisë, me banim në Francë ka humbur jetën, transmeton albinfo.ch.

Policia franceze dhe organet shëndetësore kanë konfirmuar vdekjen e tij pas aksidentit.

V.B ishte pjesë e diasporës shqiptare që jetonte dhe punonte në Francë, duke mbajtur gjithnjë lidhje të forta me vendlindjen dhe familjen.

Informacionet e hollësishme rreth ceremonisë së varrimit do të bëhen të ditura në kohë të duhur nga familjarët.