KE kritikon mohimin e krimeve të luftës në Mal të Zi: Kjo ndodh edhe nga përfaqësues të pushtetit - Gazeta Express
string(96) "ke-kritikon-mohimin-e-krimeve-te-luftes-ne-mal-te-zi-kjo-ndodh-edhe-nga-perfaqesues-te-pushtetit"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 12:32

KE kritikon mohimin e krimeve të luftës në Mal të Zi: Kjo ndodh edhe nga përfaqësues të pushtetit

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 12:32

Parlamenti Evropian ka miratuar raportin e Komisionit Evropian për Malin e Zi, në të cilin paralajmërohet për rreziqet e revizionizmit historik për qëllime politike.

“Në këtë mënyrë minohet përgjegjësia dhe thellohen ndarjet shoqërore”, thuhet në raportin e KE-së.

Komisioni Evropian, sipas raportit, dënon lavdërimin e kriminelëve të luftës dhe mohimin publik të gjerë të aktgjykimeve ndërkombëtare për krime lufte, madje edhe nga përfaqësues të pushtetit.

Theksohet se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal janë elementë thelbësorë të procesit të zgjerimit, ndërsa në raport vlerësohet pjesëmarrja aktive e Malit të Zi në nismat për bashkëpunim rajonal.

Përveç kësaj, Komisioni Evropian i bën thirrje Malit të Zi të ketë një qasje proaktive në zgjidhjen e rasteve të krimeve të luftës, në përputhje me të drejtën dhe standardet ndërkombëtare, në mënyrë që të identifikohen, ndiqen dhe ndëshkohen autorët, të ndalohet lavdërimi i krimeve të luftës dhe të sigurohet qasje në drejtësi, dëmshpërblim dhe reparacione për viktimat, si dhe të sqarohet fati i personave të zhdukur.

“Mali i Zi duhet të ndajë burime të mjaftueshme për prokurorët dhe gjykatat e specializuara dhe të hetojë në mënyrë proaktive të gjitha akuzat për krime lufte, të ngrejë çështje të përgjegjësisë komanduese, si dhe të rishikojë rastet e mëparshme që nuk janë ndjekur në përputhje me të drejtën ndërkombëtare apo vendore. KE bën thirrje për bashkëpunim rajonal në hetimin dhe ndjekjen penale të individëve të akuzuar për krime lufte”, thuhet ndër të tjera në raport.

Andrija Mandiq, aktualisht president i Parlamentit të Malit të Zi dhe udhëheqës i partisë së djathtë “Demokracia e Re Serbe”, pozicionohet hapur në krah të Serbisë kur bëhet fjalë për çështje historike dhe refuzon të pranojë gjetjet e ndërkombëtarëve për krime lufte dhe gjenocid.

 Me 23 maj 2024, ai deklaroi se “populli serb është i bashkuar në kundërshtimin e çdo tendence për të votuar në OKB ‘shumësinë e pretenduar të tij për gjenocid’, dhe jep mbështetje të plotë për përpjekjet që bën Serbia” . /Mportal