Associated Press (AP) raporton se të paktën 240 persona janë plagosur nga sulmet me raketa iraniane në mëngjesin e së enjtes.
Agjencia tha se katër individë janë plagosur rëndë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Izraelit.
Shumica dërrmuese kanë pësuar plagë të lehta, përfshirë më shumë se 70 persona nga spitali Soroka në qytetin jugor të Beershebës, ku u ngrit tym ndërsa ekipet e emergjencës po evakuonin pacientët.
Dy mjekë i thanë AP-së se raketa goditi spitalin pothuajse menjëherë pas aktivizimit të sirenave të sulmit ajror, duke shkaktuar një shpërthim të fortë që u dëgjua edhe nga dhomat e sigurta.
Ata folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin për mediat.