Zafir Berisha ia kujton Kurtit se është i pa shtëpi pasi i quajti nomadë "opozitarët" - Gazeta Express
string(83) "zafir-berisha-ia-kujton-kurtit-se-eshte-i-pa-shtepi-pasi-i-quajti-nomade-opozitaret"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 12:27

Zafir Berisha ia kujton Kurtit se është i pa shtëpi pasi i quajti nomadë “opozitarët”

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 12:27

Ish-deputeti dhe kandidati për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka reaguar pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka quajtur si nomadë deputetët “opozitarë”, meqë sipas tij ata s’po duan të kenë shtëpi pasi s’po marrin pjesë në votim për votimin e fshehtë në Kuvendin e Kosovës.

Zafir Berisha ka shkruar se kjo shprehje i shkon më së shumti liderit të VV-së, duke ia ka kujtuar Kurtit se në Prishtinë jeton me qira.

“Më shumë se Albinit që i pëtshtatet fjala “nomad” nuk i përshtatet askujtë.Ai është një njeri qiragji në vendin tonë, që jeton si endacak në mes Kosovës dhe Norvegjisë, ndërsa familja i jeton në trekëndëshin Kosovë-Norvegji-Serbi”, ka shkruar Berisha./Express/