Prokuroria e Lezhës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale lidhur me një rast të kultivimit të drogës në zonën e Kashnjetit.
Të pandehur në këtë çështje janë tre persona: Armando Ndreca (vëllai i deputetit të PS, Eduart Ndreca), Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzaj. Ata akuzohen për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “kultivim të bimëve narkotike” dhe “vjedhje të energjisë elektrike”.
Sipas dosjes së prokurorisë, të pandehurit kishin përshtatur një stan për kultivimin e kanabisit. Gjatë kontrollit, u sekuestruan 2.973 bimë narkotike, një sasi e lëndës cannabis sativa, 50 llamba ndriçimi, pajisje ventilimi dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin e drogës, si dhe tre celularë