Zhupa në Strasburg: Qeveria dha leje për 29 mijë hektarë kanabis në vit elektoral, përdoroi drogën për të blerë vota - Gazeta Express
string(114) "zhupa-ne-strasburg-qeveria-dha-leje-per-29-mije-hektare-kanabis-ne-vit-elektoral-perdoroi-drogen-per-te-blere-vota"

Shqiperi

Gazeta Express

19/06/2025 11:30

Zhupa në Strasburg: Qeveria dha leje për 29 mijë hektarë kanabis në vit elektoral, përdoroi drogën për të blerë vota

Shqiperi

Gazeta Express

19/06/2025 11:30

Deputetja demokrate Ina Zhupa gjatë sesionit të 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri në Strasburg, akuzoi qeverinë per korrupsion, keqmenaxhim të turizmit dhe përdorim politik të legalizimit të kanabisit.

“Në vitin elektoral u përcaktuan të mbillen 1 miliard e 200 mijë rrënjë kanabis, tashmë nuk janë më bimë klandestine por me certifikatë shteti. Qeveria ka shpërndarë në mënyrë të paligjshme leje për mbjelljen e mbi 29 mijë hektarëve drogë, ndërkohë që ligji parashikonte vetëm 200 hektarë total. Është përdorur si formë masive blerjeje votash, tha Zhupa.

Ajo ngriti shqetësime edhe për sektorin e turizmit, që sipas saj vijon të funksionojë pa një vizion afatgjatë dhe favorizon klientelizmin përmes ligjit të investimeve strategjike.

“Turizmi mbetet sektor i parregulluar, reforma të pjesshme, model selektiv dhe përfshirja e një skeme korruptive me ligjin e investimeve strategjike. Me këtë të fundit kanë përfituar status persona me pushtet politik, si në rastin e bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka apo skema të pastrimit të parave nga krimi i organizuar, theksoi Zhupa.

Ajo shtoi se ligjet e rëndësishme miratohen pa transparencë dhe pavarësisht kundërshtimeve publike:

Ligje me porosi nga klientët e pushtetit: ligji për zonat e mbrojtura, për lojërat e fatit, për aeroportin e Vlorës, për investimet strategjike, etj. Pavarësisht kundërshtimeve publike, përsëri kalojnë me lehtësi pa marrë asnjë parasysh. Në lidhje me mjedisin, qeveria ka kuptuar se gjelbërimi domethënë edhe mbjellja e kanabisit, përfundoi ajo.