Kurti nuk i ndalë cilësimet për "opozitarët" i quan nomadë: S'po duan të kenë shtëpi - Gazeta Express
string(80) "kurti-nuk-i-ndale-cilesimet-per-opozitaret-i-quan-nomade-spo-duan-te-kene-shtepi"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 11:29

Kurti nuk i ndalë cilësimet për “opozitarët” i quan nomadë: S’po duan të kenë shtëpi

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 11:29

Lideri i LVV-së, Albin Kurti, i cili për momentin është edhe deputet dhe kryeministër në detyrë, ka folur sot para seancës konstituive, e cila dështoi sikurse mbledhjet e kaluara, shkruan Express.

Deputetët e partive opozitare të cilët s’po pranojnë të shkohet me votim të fshehtë për votimin e kryekuvendarit, Kurti i ka quajtur “nomadikë”, meqë sipas tij, ata nuk po duan të kenë shtëpi.

“Mund të dëshirosh të kesh shtëpi dhe të mos kesh shtëpi e të jesh refugjat, ta zëmë. Por ata të cilët nuk duan të kenë shtëpi janë nomadë. Ky është thelbi i nomadit. Prandaj këta janë deputetë nomadikë, të cilët nuk dëshirojnë të kenë shtëpi të tyre, sepse shtëpia – Kuvendi, Parlamenti i Republikës – është shtëpia e deputetëve, sidomos opozitarëve”, ka thënë Kurti.

Kurti i kishte quajtur partitë opozitare edhe si “hajvana”, në orët e para të 10 shkurtit pasi kishte marrë vesh se ka dalë parti e parë. Gjuha e Kurtit ndaj opozitës është edhe një prej arsyeve se pse asnjë nga to nuk po pranon të bashkëpunojë me Kurtin./GazetaExpress./