Rinumërimi i votave në Tiranë përshpejtohet me dy turne - Gazeta Express
string(55) "rinumerimi-i-votave-ne-tirane-pershpejtohet-me-dy-turne"

Shqiperi

Gazeta Express

19/06/2025 11:27

Rinumërimi i votave në Tiranë përshpejtohet me dy turne

Shqiperi

Gazeta Express

19/06/2025 11:27

Procesi i rinumërimit të votave në qarkun Tiranë do të vijojë me dy turne pune, për të përshpejtuar ritmin e ngadaltë të ditës së parë. Lajmi u bë i ditur nga anëtari i Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS), Ledio Braho, i cili foli për situatën aktuale dhe sfidat në numërimin e votave pas zgjedhjeve vendore.

Braho theksoi se ende nuk mund të bëhet një bilanc për ndikimin e rinumërimit, pasi janë verifikuar më pak se 10% e kutive të votimit në Tiranë. Sipas tij, si Partia Socialiste (PS) ashtu edhe Partia Demokratike (PD) kanë humbur vota në këtë proces, ndërsa disa kandidatë kanë rezultuar me vota të pamerituara.

“Ky proces nuk ka qenë thjesht një provë. U ndërmor për transparencë dhe për të trajtuar pretendimet e kandidatëve. Vendimmarrjet e KAS kanë ndihmuar në sqarimin e votave të diskutueshme”, u shpreh Braho.

Ai konfirmoi se në qarkun Dibër ka dyshime për ndërhyrje në disa kuti votimi dhe pavlefshmëri të fletëve, por nënvizoi se nuk është konstatuar deri tani ndonjë rast manipulimi të qëllimshëm.

Ndërkohë, për qarkun Elbasan, ku është përfolur për të ashtuquajturin “tren bullgar”, Braho tha se ende nuk janë vlerësuar provat nga KAS. Ai theksoi se çdo mospërputhje në procesverbalë dhe pamjet filmike do të analizohen me kujdes për të kuptuar se çfarë ka ndodhur realisht ditën e votimeve.