Zbulohen 11 parcela me kanabis në Krujë, arrestohen dy vëllezër dhe një 51-vjeçar - Gazeta Express
string(80) "zbulohen-11-parcela-me-kanabis-ne-kruje-arrestohen-dy-vellezer-dhe-nje-51-vjecar"

Shqiperi

Gazeta Express

19/06/2025 10:30

Zbulohen 11 parcela me kanabis në Krujë, arrestohen dy vëllezër dhe një 51-vjeçar

Shqiperi

Gazeta Express

19/06/2025 10:30

Policia ka zbuluar 11 parcela me kanabis në fshatin Zgërdhesh të Krujës.

Në këto parcela ishin kultivuar 591 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Tre persona, mes tyre dy vëllezër, u arrestuan si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas policisë, në pranga ranë shtetasit M. S., 23 vjeç dhe E. S., 32 vjeç (vëllëzër) dhe K. B., 51 vjeç, të tre banues në fshatin Halil, Fushë-Krujë.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.