Do t’u japim një mësim agresorëve nëse ndërhyjnë, thotë Irani për SHBA-në - Gazeta Express
string(74) "irani-paralajmeron-shba-ne-do-tu-japim-nje-mesim-agresoreve-nese-nderhyjne"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 10:34

Do t’u japim një mësim agresorëve nëse ndërhyjnë, thotë Irani për SHBA-në

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 10:34

Media shtetërore iraniane ka njoftuar se zëvendësministri i Jashtëm i Iranit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër ndërhyrjes në luftë në mbështetje të aleatit, Izraelit, raporton AFP, transmeton Express.

Bëhet e ditur se ai ka thënë që vendi i tij është i gatshëm të mbrohet në rast përshkallëzimi të konfliktit.

Në fjalë të tjera, zëvendësministri Kazem Gharibabadi ka deklaruar:

“Nëse Shtetet e Bashkuara duan të hyjnë aktivisht në fushë në favor të regjimit sionist, Irani do të jetë i detyruar të përdorë mjetet e tij për t’iu dhënë një mësim agresorëve dhe për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe interesat tona kombëtare.”

“Në mënyrë natyrale, vendimmarrësit tanë ushtarakë kanë të gjitha opsionet e nevojshme mbi tavolinë.”

Para kësaj deklarate, ministri kishte theksuar se Irani kurrë nuk ka mirëpritur ndonjë luftë dhe nuk ka kërkuar kurrë të zgjerojë ndonjë konflikt.