Nico Williams dhe Barça kanë arritur marrëveshje për një kontratë 6 vjeçare.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat spanjolle, përcjell “Gazeta Express”.
Ylli spanjoll pritet të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2031 me një rrogë vjetore prej 7-8 milionë eurosh.
Barça po punon aktualisht në aspektin financiar, ndërsa lojtari i Athletic Bilbaos mund t’i kushtojë gjigantit katalunas 58 milionë euro.
Nico ka qenë i qartë me zgjedhjen e tij: ai e do veç Barcelonën.
22 vjeçari ishte objektiv i “Blaugrana” edhe në verën e kaluar pas paraqitjeve të jashtëzakonshme që i kishte bërë me Spanjën në Euro 2024.
Por, kërkesa e Bilbaos në atë kohë ishte shumë e lartë dhe kampioni spanjoll e kishte transferuar më pas Dani Olmon.
E tash, presidenti Joan Laporta po bën gjithçka që është e mundur për ta transferuar në Camp Nou anësorin ofanziv.
Lojtari i krahut i ka zhvilluar 45 ndeshje në sezonin 2024/25 dhe i ka realizuar 11 gola e i ka bërë 7 asistime në total.
Me Lamine Yamalin dhe Nicon Williamsin në sulm, Barça do të bëhej e frikshme në sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express