Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se është takuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Takimin, ai e cilësoi si “jashtëzakonisht të mirë”, ndërsa tha se të tjera takime do të jetë “ditët në vijim”.
“Po, jemi takuar. Kemi pasur takim shumë të mirë. I kemi biseduar të gjitha temat. Kemi pasur një bisedë shteruese dhe mund të them që ka qenë një takim jashtëzakonisht i mirë”, tha ai.
Limaj tha se diskutuar për “të gjitha temat”, përfshirë qeverinë e unitetit dhe qeverinë e partive të ish-opozitës.
“Po ka qenë edhe kjo temë interesante. E kemi biseduar dhe besoj që edhe në ditët në vijim do të takohemi”, tha ai.
Tha se me Abdixhikun diskutoi për “zhvillimeve politike, ekonomike, rajonale, angazhimet, obligimet që duhet me i kry”, kështu që, përsëriti se “ka qenë një bisedë jashtëzakonisht e mirë”.
Limaj tha se është “e rëndësishme që në shumë drejtime kemi një këndvështrim të zhvillimeve dhe e rëndësishme që po ndodhin takime”.
“Me një takim gjërat nuk zgjidhen”, tha ai, por shtoi se “e rëndësishme është që ne do të vazhdojmë të takohemi”.