Haradinaj: Kjo situatë duhet të marrë fund dikur, mashtruesi s'mund të tallet me vendin në pakufi - Gazeta Express
string(94) "haradinaj-kjo-situate-duhet-te-marre-fund-dikur-mashtruesi-smund-te-tallet-me-vendin-ne-pakufi"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 10:12

Haradinaj: Kjo situatë duhet të marrë fund dikur, mashtruesi s’mund të tallet me vendin në pakufi

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 10:12

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se “kjo pyetje duhet t’i bëhet veç një njeriu, mashtruesit, Albin Kurtit”, kur u pyet nëse sot do të ndryshojë diçka për konstituimin e Kuvendit.

“Për fat të keq jemi duke e paguar çmimin që i kemi besuar një mashtruesi”, tha Haradinaj.

Ai tha se vetë s’është i befasuar, por shtoi se “kjo situatë duhet të marrë fund dikur”.

“Për mua nuk është befasi. Ju e dini vlerësimin tim për të, por edhe kjo situatë duhet të marrë fund dikur. Pra, mashtruesi s’mundet në pakufi të tallet me vendin”, tha Haradinaj.

Ai tha se “një njeri është duke e mbajtur peng Kosovën, duke i bërë të këqija. po vazhdon t’i bëjë të këqija”.

“Unë s’jam i befasuar, se unë kam deklaru kush është ky njeri, por le të mbushemi mend një herë e përgjithmonë edhe ta kuptojmë çka na gjeti”, tha Haradinaj.