Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se “ngërçi institucional” në Kuvendin e Kosovës mund të zgjidhet nëse partia me më së shumti ulëse propozon një kandidat tjetër, që është i pranueshëm edhe për të tjerët.
Para vazhdimit të seancës konstituive, e cila u ndërpre plot 33 herët e kaluara, Qalaj tha se PDK-ja i ka dhënë propozimet e saj.
“Problemi i Kuvendit mund të zgjidhet në atë moment, kur partia që ka fituar më së shumti ulëse të propozoj dikë tjetër të pranueshëm për partitë tjera. Ne si PDK i kemi dhënë propozimet tona. PDK-ja është duke bërë një punë mjaft të mirë, meqenëse është duke evituar një të keqe të madhe që një kandidat që nuk është i pranueshëm, që nuk paraqet unitet, të mos bëhet kryetar i Parlamentit”, tha ai.