Netanyahu: Jam në komunikim të vazhdueshëm me Trumpin, duke pritur vendimin e Uashingtonit - Gazeta Express
string(88) "netanyahu-jam-ne-komunikim-te-vazhdueshem-me-trumpin-duke-pritur-vendimin-e-uashingtonit"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 9:45

Netanyahu: Jam në komunikim të vazhdueshëm me Trumpin, duke pritur vendimin e Uashingtonit

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 9:45

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se është në komunikim të vazhdueshëm me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.

Netanyahu e falënderoi Trumpin për mbështetjen e tij për Izraelin, ndërsa, siç tha ai, po pret vendimin e Uashingtonit për t’u bashkuar me Tel Avivin në sulmet ndaj Iranit.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm, përfshirë edhe mbrëmjen e kaluar, patëm një bisedë shumë të ngrohtë”, tha Netanyahu, raportoi Times of Israel.

Ai theksoi se vendi po pëson shumë humbje, por se fronti i brendshëm është i fortë, populli është i palëkundur dhe se Izraeli është më i fortë se kurrë.

Netanyahu shtoi se luftimet intensive vazhdojnë në Rripin e Gazës derisa Hamasi të mposhtet plotësisht.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite që nga tetori i vitit 2023 ka tejkaluar 50,000.