Shpëlarje parash dhe trafikim i narkotikëve, kërkohet paraburgim për një nga të arrestuarit në operacionin “Qielli i thyer” - Gazeta Express
string(120) "shpelarje-parash-dhe-trafikim-i-narkotikeve-kerkohet-paraburgim-per-nje-nga-te-arrestuarit-ne-operacionin-qielli-i-thyer"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 9:38

Shpëlarje parash dhe trafikim i narkotikëve, kërkohet paraburgim për një nga të arrestuarit në operacionin “Qielli i thyer”

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 9:38

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj A.R., i dyshuar për krim të organizuar me shitblerje të narkotikëve.

Në njoftimin e PSRK-së, thuhet se A.R., është ndaluar me urdhër të prokurorit special pas hetimeve që PSRK-ja në bashkëpunim me Policinë e Kosovës i ka zhvilluar në kuadër të rastit “Qielli i thyer”.

“Ai është arrestuar nën dyshimet për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. PSRK është duke e hetuar A.R edhe për veprën penale “Shpërlarja e parave” në lidhje me trafikimin e narkotikëve dhe pastrimit të parave”, thuhet në njoftim.

Sipas PSRK-së, A.R., dyshohet ndër të tjera se ka tentuar të bëjë tjetërsimin e pronave për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë dobi pasurore e fituar me veprat penale me qëllimin të shmang procedurën e konfiskimit në të ardhmen.