Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit (GJKKO) zhvillohet sot në orën 09:00 seanca e radhës për çështjen e shpifjes mes biznesmenes Vilma Nushi dhe deputetes së PD, Albana Vokshi.
Seanca e mëparshme, e parashikuar më 12 qershor, u shty për shkak të mungesës së Vokshit, ndërsa Nushi ishte e pranishme në sallë.
Padia është ngritur nga Vilma Nushi dhe kompania “3P Life Logistic sh.p.k.” – koncesionare e shërbimit të Check Up-it – të cilat pretendojnë se deklaratat publike të Vokshit janë të pavërteta dhe përbëjnë shpifje. Sipas padisë, shifra e kontratës në 10 vite është 63 milionë euro, ndërsa deputetja demokrate ka akuzuar publikisht se kostoja arrin në 130 milionë euro.
Gjykimi pritet të hetojë nëse deklaratat e Vokshit bien ndesh me të dhënat zyrtare dhe nëse përbëjnë vepër penale.