Rinumërimi në Tiranë: PS, PD dhe PSD përfitojnë vota, “Mundësia” rikuperon pjesërisht - Gazeta Express
string(80) "rinumerimi-ne-tirane-ps-pd-dhe-psd-perfitojne-vota-mundesia-rikuperon-pjeserisht"

Shqiperi

Gazeta Express

19/06/2025 8:40

Rinumërimi në Tiranë: PS, PD dhe PSD përfitojnë vota, “Mundësia” rikuperon pjesërisht

Shqiperi

Gazeta Express

19/06/2025 8:40

Procesi i rinumërimit të votave në qarkun Tiranë ka nisur të mërkurën, me hapjen e 85 kutive të para nga 1282 gjithsej. Nga verifikimet e deritanishme, rezulton se numëruesit e partive kanë bërë gabime në interpretimin e votave, por pa ndikim të rëndësishëm në rezultatet përfundimtare.

Partia Socialiste ka përfituar 42 vota më shumë, Partia Demokratike 19, ndërsa PSD 7. Partia “Mundësia” e Agron Shehajt ka rikuperuar 3 vota që i ishin hequr në numërimin e parë, por mbetet ende në kufijtë kritikë të humbjes së mandatit të dytë nëse humbet 177 vota. Disa parti të vogla kanë pësuar humbje të vogla, si KEA (-5), “Mundësia” (-3 para korrigjimit), dhe Lëvizja Atdheu (-1).